Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, i është drejtuar qeverisë në Kuvend, duke theksuar se masat aktuale për uljen e çmimit të naftës nuk po japin efektin e dëshiruar për qytetarët dhe bizneset shqiptare.
Ajo ka kërkuar ndërhyrje më të fuqishme për të lehtësuar barrën financiare të familjeve.
“Ulja e akcizës me 20% ka sjellë një rënie shumë të vogël, rreth 9 lekë për litër, që nuk është e mjaftueshme për qytetarët. Mbi 60% e çmimit të naftës janë taksa, ndërsa oligopolet vazhdojnë të ndikojnë tek çmimet. Ky situatë e rëndon jetën e familjeve dhe e bën të vështirë përballimin e shpenzimeve të përditshme. Edhe fermerët dhe peshkatarët paguajnë taksa mbi naftën që përdorin për punën e tyre. Të ardhurat e shtetit janë rritur, por qytetarët nuk po përfitojnë ulje reale të çmimeve,” tha Xhixho.









