-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministrja Sala: Kërkimi shkencor dhe teknologjia janë çelësi për përmirësimin e shëndetësisë

Kryesoret

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, ka theksuar rëndësinë e kërkimit shkencor dhe teknologjisë në transformimin e sistemit shëndetësor shqiptar.

Gjatë Kongresit të Dytë Ndërkombëtar të Shkencave Mjekësore, ajo foli për avancimet e fundit në fushën e mjekësisë dhe për nevojën e një integrimi të thellë të inteligjencës artificiale dhe komunikimit me pacientët, për të siguruar një kujdes më cilësor dhe të personalizuar.

“Kërkimi klinik nuk është më një zgjedhje, por një domosdoshmëri për të përmirësuar trajtimet dhe për të personalizuar kujdesin ndaj pacientëve. Risitë teknologjike si diagnostikimi i hershëm dhe imazheria inteligjente po transformojnë sistemin shëndetësor, por komunikimi i mirë me pacientin mbetet thelbësor për një shërbim të cilësisë më të lartë,” u shpreh Ministrja Sala.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit