Një tjetër ditë e mjegullt ka përfshirë aksin rrugor Korçë-Pogradec, duke shkaktuar kufizime të mëdha në dukshmëri dhe duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Mjegulla e dendur është përqendruar kryesisht në zonat e Maliqit dhe fshatrat përreth, ku shikueshmëria është reduktuar ndjeshëm.
Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve të kenë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të përdorin dritat e mjeteve, duke respektuar gjithashtu sinjalistikën rrugore.
Po ashtu, ata këshillojnë që drejtuesit e automjeteve të shmangin manovrat e rrezikshme dhe të mbajnë distancën e duhur për të parandaluar mundësinë e aksidenteve.









