Bournemouth ka triumfuar 3-2 ndaj Liverpoolit në shtëpi.
Vendasit e nisën shumë mirë takimin dhe shënuan dy gola të shpejtë me Evanilson në minutën e 26-të dhe Jimenez në minutën e 33-të.
Liverpool reagoi në fundin e pjesës së parë, duke ngushtuar diferencat me golin e Van Dijk.
Në minutën e 80-të, Szobszlai barazoi shifrat, por vendasit nuk e kishin thënë ende fjalën e fundit.
Në minutën e 95-të, Adli shënoi golin e fitores për Bournemouth, duke i shkaktuar një tjetër humbje kampionëve në fuqi.
Liverpool mbetet në vendin e katërt me 36 pikë, ndërsa Bournemouth ngjitet në vendin e 13-të me 30 pikë.









