Autoritetet malazeze kanë njoftuar se më 26 janar 2026, Shoqata e Kamionistëve e Malit të Zi do të zhvillojë një protestë 48-orëshe, e cila do të shkaktojë kufizime në qarkullimin e mjeteve. Nga ora 11:30, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë nga Shqipëria drejt Malit të Zi deri në përfundim të protestës.
Për arsye sigurie dhe për të shmangur bllokimin e rrugëve ose incidenteve të mundshme, autoritetet malazeze kanë vendosur që në akset që çojnë drejt vendkalimeve kufitare, të lejohen vetëm automjetet e vogla, mjetet e emergjencës, autobusët dhe mjetet e transportit të pasagjerëve.
Policia Kufitare apelon për mirëkuptim dhe kërkon që drejtuesit e kamionëve të respektojnë këto kufizime për të shmangur çdo problem me qarkullimin gjatë periudhës së protestës.
/5pyetjet.al









