-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hajro Limaj: Shqipëria përballë kërcënimeve serioze të ekzistencës së saj

Kryesoret

  1. GENOCIDI EKONOMIK.

EMIGRIMI

Shqiptarët po emigrojnë në masë, gratë po lindin më pak fëmijë, të moshuarit po jetojnë me vështirësi, popullsia po plaket dhe po tkurret.

Popullsia e Shqipërisë zvogëlohet me 91 shqiptarë në dite, ndërsa në një vit mesatarisht me 33 mijë banorë. Arsyet më kryesore janë dy: emigrimi masiv dhe zvoglimi i lindëshmërive nga varfëria.

Shifrat tregojnë se, pas viteve ’90, popullsia e Shqipërisë ra në mënyrë drastike. Para rënies së regjimit më 1989, Shqipëria  kishte popullsinë 3,182,417 banorë.Shqipëria humbi rreth 700 mijë banorë potencialë të saj në dekadën e parë pas rënies së regjimit komunist, rreth 420 mijë në dekadën e dytë dhe rreth 510 mijë në dekadën e tretë.

Mosha e 2,2 milionë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit është mjaft e re. Mbi 70% e emigrantëve shqiptarë janë në moshë pune aktive 15–49 vjeç.

Shqiptaret emigrojne,sepse edhe ne  prill te vitit 2023, paga minimale në Shqipëri ishte 40 mijë lekë.EUROSTAT e vlerësoi  pagen më te ulët në rajon dhe ne Europe,kur  Luksemburgu pagen me te ulet e ka  2704 euro,  Irlanda  2.282 euro dhe Holanda  2.246 euro në muaj.

Eurostat vlerëson se me kete page Shqipëria është e fundit për ‘fuqinë blerëse’.  185 mijë të punësuar  paguhen me 40 mijë lekë apo 408 euro në muaj dhe gati 40% e pagës mujore shkon vetëm për ushqime.

Para viteve 90 faktori emigracion ishte zero. Ndaj popullsia njihte vetëm rritje, shtuar këtu edhe boom-in e lindjeve të nxitur nga politikat  e kohës për shtimin e popullsisë.

Migrimi është formë proteste.Shprehje e revoltës për mundësitë e mohuara në vendlindje,për ndjesinë e padrejtesise dhe pabarazinë ekstreme,pasigurisë, për mungesën e arsimit cilësordhe  shëndetësor, etj.

Shpopullimi masiv: Largimi i rinisë dhe fuqisë punëtore po lë pas toka të shkreta dhe qytete që po tkurren. Një vend pa njerëz është një vend i lehtë për t’u tjetërsuar.

Shitja e pasurive të paluajtshme tek të huajt pa një strategji kombëtare, ndërkohë që vendasit largohen, rrezikon të ndryshojë demografinë dhe pronësinë e tokës shqiptare në afatgjatë.

2.PENSIONISTËT. LUFTË MBIJETESE.

Trajtimi i 770 pensionistëve është tronditës. Nga kjo shifer 727 000   pensionin e kane nen 400 000 leke , shumiva e te cileve ,  511 173 e kanë  nën 20 mijë lekë. Janë më të ultat në rajon dhe në Europë.

Kishim  diktaturë ideologjike sot kemi diktaturë ekonomike. Me flamurin e demokracisë , sot deputetë marrin rroga mbi 3500 euro. Krahas pagës marrin disa shpërblime ekstra si :

-Për shërbimet telefonike 17000 leke ne muaj kur me ofertat e sotme te telefonisë celulare me 2000 leke flet pa kufij ne tere boten,

-Për pjesëmarrje ne komisione parlamentare, kur deputeti punën kryesore e ka te hartoj , diskutoj e miratoj ligjet . Pse duhet te paguhet ne mbledhje te komisionit parlamentar?!

-Për karburant e qera banese,

-Dieta ne masën 6-12 dite ne muaj me vlere ditore mbi 12000 leke,

Prandaj Adam Smith shkruante: “Asnjë shoqëri nuk mund të jetë e lumtur, nëse pjesa dërrmuese e saj është në gjendje të varfër dhe të mjerueshme”.

Pra Rinia braktisi atdheun,ndersa prinderit e tyre te braktisur nga femijet e tyre bejne lufte per mbi jetese.

  1. SHKATËRRIMI SISTEMIT GJYQËSOR

Sistemi gjyqësor shqiptar ndodhet në krizën me të thellë të historisë së tij. Pervec SPAK-ut= Prokurorise kunder korrupsonit dhe krimit te organizuar ,nje institucion me mbeshtetje direkte te SHBA, te gjitha institucionet e tjera te pushtetit te Drejtesise, perfshire edhe Gjykaten Speciale Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar jane shkaterruar plotesisht.

Ne gjykatat e shkalles se pare dhe te dyte   jane vetem 300 gjykates nga 590 qe eshte organika zyrtare, gati 50 %  me pak.

Qytetarët zvarriten nëpër dyert e gjykatave me vite të tëra dhe nuk marrin drejtësi. Paguajnë lekë për çdo çështje që ankohen , por seancat gjyqësore zhvillohen një herë në 6 muaj dhe  përfundojnë mbas  6-8 vitesh .Gjyqtarët nuk i japin llogari askujt. Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës është e vdekur, gjyqtarët vinë dhe ikin kur të duan, seancat i shtyjne me pa përgjegjshmëri, pa aftesi dhe pa asnjë kontroll nga drejtuesit e saj. Qytetarët shumë të lodhur mallkojnë qeverinë për këtë situatë dramatike që i solli drejtësisë. Ka çështje që datojnë nga viti 2018 dhe ende nuk janë gjykuar, duke treguar qartë VDEKJEN e drejtësisë.Populli ka humbur plotesisht besimin per shtetin e se drejtes.

4.VJEDHJA E  PASURISE NENTOKSORE DHE MBI TOKSORE

Shqipëria u ka dhuruar të huajve minierat, naftën, hidrocentralet dhe gjithë vendi ka dalë në ankand.

Vendburimet ekzistuese të naftës dhe të gazit u dhanë me koncesione korruptive. Ato grabiten plotësisht nga të huajt, në bashkëpunim me qeveritarët tanë të korruptuar, të djathtë dhe të majtë.

Të gjitha këto krime te organizuara  vazhdojnë të bëhen vetëm për një qëllim: Shqipëria të falimentojë.

Si pasojë e këtyre veprimtarive  shqiptarët  u varferuan . Ata u detyruan te largoheshin  masivisht për punë drejt Greqisë, Italisë dhe vendeve të tjera.

Këtë realitet e vërtetoi kompania Bankers Petroleum Albania, ku u arrestuan 10 zyrtarë të lartë të saj.

Kompania prej vitit 2004 ka përfituar miliarda euro nga nxjerrja e naftës, por ka raportuar vazhdimisht humbje ose fitime minimale, duke shmangur detyrimet ligjore ndaj buxhetit të shtetit, duke mos paguar asnjë tatim mbi fitimin.

Në dy dekada ka gjeneruar të ardhura mbi 4 miliardë euro, por kompania nuk ka paguar asnjë lek shtetit Shqiptar.

Vetëm një nga drejtorët e huaj të kompanisë ka përfituar një pagë deri në 1 milion euro në vit, ndërkohë që dokumentacioni i kompanisë tregon humbje të deklaruara çdo vit.

Grabitja e nëntokës shqiptare në favor të një grushti njerëzish të mbrojtur nga politika ka të bëjë me një grup të strukturuar kriminal që ka bashkëpunuar për të ndarë milionat e vjedhura.

Kjo është produkt i drejtpërdrejtë i politikës shqiptare, që për afër tre dekada ka mbrojtur interesat private mbi interesin kombëtar duke çuar Shqipërinë drejt shpërbërjes.

  1. BORXHI TRONDITËS

Qeveria Rama e ka rritur borxhin e Shqipërisë në 14 miliardë e 578 milionë euro, ku çdo shqiptari i takon të paguajë 6 222 euro.

Rama nepermjet kuvendit miratoi me urgjence shumen 1 miliarde dollare  per tia falur Trampit pe “Bordin e Paqes”, te cilin e kundershtuan te gjitha shtetet e Bashimit Europian dhe Kanadaja.

Jane me million euro qe do te paguaje populli per gjyqet qe ka humbur kryeministri Edi Rama per vendimet e kundraligjeshme qe ka marre,sic eshte pagesa prej 110 milion euro per Italian Becheti.

Ndërsa korrupsioni dhe krimi i organizuar qeveritar vazhdon t’i sjellë pasoja shumë të rënda zhvillimit ekonomik dhe mirëqënies së popullit.

Në 8 vite sipas KLSH-së nga buxheti i shtetit janë vjedhur 7 miliardë e 200 milionë euro.

Pra vjedhjet nga qeveritaret  jane shume me te medha se sa vjedhja e shqiptareve  me shumen 1.8 miliarde dollare nga firmat piramidale ne vitin 1996 ,te cilat sollen Luften Civile ne vitin 1997.

  1. PUSHTIMI I SHQIPËRISË NGA TE HUAJT

Në vitin 2025 ne  Shqipëri ishin 22 mijë të huaj.  Kryesojnë India e Italia, rritet Afrika

Gjeografia e shtetasve të huaj që vijnë në Shqipëri për të punuar, bashkim familjar apo arsye të tjera sa vjen e po zgjerohet. INSTAT raportoi se shtetasit nga India dhe Italia kanë pasur numrin më të madh të aplikimeve për leje qëndrimi në 2024-n. Rritje shënuan dhe Amerika, Afrika dhe Oqeania.

Në fund të vitit 2024, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 21.940, duke pësuar rritje me 2,2 %, krahasuar me vitin 2023. Nga këta  12 mijë janë për të punsuar. 61,9 % e të huajve me leje qëndrimi dominohet nga meshkujt, kundrejt femrave me 38,1 %;

Sipas INSTAT, numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2024 shënoi rritje prej 6,0 %, krahasuar me vitin 2023. Shtetasit nga Italia dhe India përbëjnë 28,8 % të aplikimeve. Edhe Azia ka shënuar rritje të ndjeshme me 20,1 % (4.545 persona). Amerika, Afrika dhe Oqeania shënuan rritje me 23,4 % (3.028 persona).

Në 2024 u identifikuan 1.540 të huaj të parregullt në territorin e Shqipërisë,kryesisht  me origjinë nga Iraku, Irani dhe Siria.

Mbajtja, strehimi, punësimi dhe për më tepër dhënia e shtetësisë shqiptare do të sjellë probleme madhore të sigurisë publike në vend.

Në vitin 2024, të huajt me origjinë nga Kosova janë 4.592 banorë, duke shënuar një rritje me 23,7 %, krahasuar me 2023, ndërsa të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri me origjinë nga Italia janë 3.763 banorë, duke shënuar një rritje me 11,5 %, krahasuar me 2023.

Shqiptaret braktisin Shqiperine drejt Europes,ndersa Shqiperine po e “pushtojne”aziatiket dhe afrikanet.Po shkombtarizohemi nga atdhetaret  dhe po  pushtohemi pa forcën ushtarake të të huajve,vetem nga politikat shkombëtarizuese që realizojne  qeveritë shqiptare.

Eshte strategji.

  • Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia në vitin 1939, u zbatua strategjia e “italianizmit” . Marrëveshja e kolonizimit të Shqipërisë u aprovua nga kryeministri kukull Shefqet Vërlaci. U vendosoën rreth 11,000 kolonë në vitin 1939 dhe u shoqerua me 22.000 punëtorë italianë. Pas rënies së Italisë në Luftën e dytë botërore dhe clirimit te Shqiperise ata u rikthyen në Itali. Largimi i italianëve nga Shqipëria është subjekt i romanit “ Qyteti i fundit” nga Petro Marko i vitit 1960.
  1. Pa siguria dhe mbrojtja e vendit.

Shqiperia nuk ka suguri ushqimore,pa siguri nga zjarret,pa siguri nga permbytjet.Digjemi ne vere dhe permbytemi ne vere.

Shteti drejtohet nga shtetas te huaj. Ministri mbrojtjes me shtetesi greke,kryetaria e SHIK-ut me shtetesi kosovare,drejtoria e pergjitheshme e Kibernetikes nuse e Beogradit,keshilltari sigurise ruman, i cili u arrestua etj etj.

Pasurite dhe bazat ushtarake te ushtrise  po shiten njera pas tjetres. Pashalimani,Liomoni I Sarandes,Porto Romano dhe kulmi diteve te fundit ishulli I mbrojtjes strategjike Sazani .

Ushtria me 5600 ushtarake 14 gjenerale.Tendera dhe biznese gradimesh.

  1. Kercenim nga shteti islamik i Iranit.

Qëndrimi i përhershëm në qytezë në Manzë i 3 200 muhaxhedinëve, të cilët shteti Iranian i përndjek si organizatë terroriste dhe Shqipërinë e ka shpallur shtet armik, përbën një vendim shumë të gabuar të qeverisë shqiptare, vendim me pasoja të rrezikëshme për sigurinë dhe mbrojtjen kombëtare.

Irani përbën kërcënim serioz ushtarak për Shqipërinë si fuqia e 13 ushtarake nga 127 vende të botës.

  1. Qendra e pritjes dhe e stehimit të refugjatëve në Shëngjin përbën

kërcënim për sigurinë.

Porti i Shëngjinit u kthye në porta hyrëse për emigrantët e paligjshëm që tentojnë të hyjnë në Europë përmes Italisë dhe dy qendrat që u ngritën do të menaxhojnë një “fluks vjetor prej 36 mijë personash”.

Ngritja e kampit të refugjatëve kryesisht afrikanë në Lezhë u kundërshtua nga opozita dhe me vështirësi kaloi në Kushtetuese.

Disa gjykata të shtetit Italian e kanë rrëzuar këtë marrëveshje. Po kështu, me datën 1 Gusht 2025, Gjykata Europiane e Drejtësisë e “godet” marrëveshjen Rama-Meloni.

  1. Njësia ajrore taktike në Kuçovë, kërcënim ushtarak nga Rusia.

Në këtë bazë nuk ka avionë luftarak, por në situata të veçanta disllokohen avionë cizternë për furrnizimin me karburant të avionëve ushtarak.

Televizioni shtetëror, “Russia Today” (Televizioni i Putinit) mbas dy ditësh nga inagurimi bëri një analizë të gjatë, ku pyeti ekspertë, edhe gjeneralë, për të analizuar hapjen e bazës së Kuçovës në Shqipëri. Këta ekspertë e shohin hapjen e bazës si karshillëk ndaj Rusisë, teksa shprehen se më e rrezikuar është Serbia. Njëri prej tyre deklaron se më vonë SHBA mund të vendosë armë bërthamore në Kuçovë…. Dy raketat e telekomanduara amerikane kundër Shqipërisë kur ishin të disllokuara flota ruse në Pashaliman dhe aviacioni në Qytetin Stalin tani do të zëvendësohen me raketat ruse të cilat për 3.8 minuta godisnin objektivat e përcaktuara në Shqipëri.

Zhvillimet gjeopolitike globale, po sjellin ndryshime kapitale, derinë pikëpyetjet e vazhdimësisë së NATO-s në Europë, kur konfliktet dhe luftërat në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme po tronditin ekuilibrat e botës.

Prandaj duhet menduar shumë thellë dhe shumë larg. Amerika është pa diskutim aleati kryesor strategjik i Botës Shqiptare, por filozofi diplomacisë Kisingeri shkruan: “Amerika nuk ka aletatë të përjetshëm, por ka interesa të përjetëshme “.

  1. “SHTETI BEKTASHI”, ANTIKUSHTETUES

Krijimi i një shteti të një sekti të fesë myslymane, pra jo të një feje, brënda shtetit shqiptar është antikushtetuese dhe me pasoja në harmoninë fetare. Në aspektin ligjor krijimi i një shteti e cënon tërësinë territorial të shtetit shqiptar. Në nenin 1, pikën 2, të Kushtetutës së Shqipërisë sanksionohet se: “Shqipëria është shtet unitar dhe i pandashëm”. Për ta mbrojtur këtë parim themelor, në bazë të nenit 4 të kushtetutës, shteti ka për detyrë t’i respektojë e t’i mbrojë pavarësinë e shtetit dhe tërësinë e territorit të tij.

Komuniteti Mysliman Shqiptar, në një deklaratë publike u shpreh se: “nisma e tillë mund të jetë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit”. E ka kundërshtuar edhe shteti turk duke e vlerësuar si një projekt të Izraelit në Shqipëri dhe mbështetet nga shtete të tjera të cilat kanë strategjinë e destabilitetit dhe të shpërbërjes së Shqipërisë.

Qeveria shqiptare në vend të angazhohet plotësisht në zhvillimin e ekonomisë dhe rritjes së mirëqenies, e cila renditet e fundit në rajon dhe Europë angazhohet me politika dhe veprimtari të cilat po shpërbëjnë Shqipërinë dhe e kërcënojnë plotesisht ekzistencën afat gjatë të saj.

  1. KU PO SHKOJMË?

Atë që shtetet kërcënuese nuk e realizuan dot gjatë Luftës së Dyte Botrore  e realizuan vetë shqiptarët me politikanët anti shqiptarë dhe antikombëtarë të qeverive të viteve mbas 1990. Historia, kryeministrat dhe qeveritaret  e kesaj periudhe do ti shkruaje  si tradhtaret me te eger te Shqiperise qe nga krijimi i shtetit shqiptar  i vitit 1912. Shqipërine e shpërbëne dhe e shiten.E shkaterruan dhe e vodhen egersisht.

Prandaj ligjerimi i kerkeses se Golda Meir-it – (ish kryeministria e vetmia femer) e Izraelit, 1969 – 1974, do ta clironte Shqiperine nga ky korrupsion dhe krim i organizuar qe i ka humbur sigurine dhe mbrojtjen kombetare.

“Nëse doni të ndërtoni një vend ku bijtë dhe bijat e saj të kthehen,nëse doni të ndërtoni një vend ku largimet të bëhen vetëm në sezone festash, nëse doni të ndërtoni një vend që të mos kihet frikë për të ardhmen, atëhere bëni këto dy gjëra:—Barazoni korrupsionin me tradhëtinë ndaj ATDHEUT dhe zyrtarët e korruptuar me tradhëtarët, deri në brezin e shtatë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit