I ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, analisti Ermal Peci, foli për protestën e PD së organizuar ditën e shtunë përpara kryeministrisë kundër qeverisë.
“Unë ndaj mendimin ndryshe nga Auloni, sepse problemi që ndan sot PD nuk njësohet me empatinë që kanë qytetarët. Jam ndakord që qeveria e Ramës është më e korruptuar në këto 35 vite. LSI për mendimin tim ka përfituar nga PD dhe pastaj është ulur në prehrin e Ramës. Në optikën time PD do ishte më e shëndoshë pa LSI, sot ajo paguan shumë nga Partia e Lirisë. Kjo aleancë qelbësirash prodhoi këtë situatë, ka ka perfeksionuar pozicionin e Ramës”, u shpreh Peci.









