-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lapaj për Ballukun: Prokuroria kërkon heqjen e imunitetit, GJK po zvarrit vendimin

Kryesoret

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ndohet sërish përpara kryeministrisë, i cili ka folur edhe për shtyrjen e vendimit nga Kushtetuesja për çështjen Balluku.

“Sot 53 ditë përballë zyrës së kryeministrit që drejton qeverinë më të korruptuar të Europës dhe botës. Po provohet çdo ditë se këta me instrumentet që kanë po i bëhen pengesë drejtësisë, për disa përpara Belinda Ballukut që nuk paraqesnin ndonjë interes shumë të madh brenda asaj partie, Edi Rama i lëshoi, ndërkohë tashmë që drejtësia po avanconte te njerëzit më të rëndësishëm në atë parti, ai po bën çdo gjë për ta ndalur.

Kujtoni datën kur Prokuroria ka kërkuar heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, kujtoni sa ditë ka për të kuptuar se çfarë po bëjnë. Po zvarritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Këta përmes zvarritjes institucionale që po bëjnë po mundohen të shfrytëzojnë hapësirat e nenit të 118 të rregullores së Kuvendit. Rilindja po synon që nëpërmjet zvarritjes dhe procedurave ligjore t’i ikin përgjegjësisë me procedurë. Ndaj po qëndrojmë këtu, ndaj e kemi thirrur protestën e 31 janarit në 6 pasdite”, tha Lapaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit