Partia Socialiste ka dhënë Partinë Demokratike një mundësi të fundit për të marrë pjesë në Komisionin e Reformës Territoriale.
Mbledhja pritet të hënën dhe pjesëmarrja e opozitës do të jetë vendimtare për vijimin e procesit.
“Mbledhja e Komisionit do të thirret të hënën, dhe pjesëmarrja e opozitës është vendimtare për të avancuar reformën territoriale. Nëse deputetët e PD-së vendosin të marrin pjesë, çdo kërkesë për ndryshime në përbërjen e komisionit nuk do të merret parasysh. Nëse bojkotojnë përsëri, ne do të përdorim mekanizmat ligjorë për të zhbllokuar procesin. Reforma duhet të ecë përpara, pavarësisht pengesave politike, sepse përgjegjësitë institucionale dhe afatet nuk mund të shtyhen,” u shpreh Balla.









