-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi i PD-së me raporterin në PE: Qeveria po pengon SPAK dhe mbron të korruptuarit

Kryesoret

Përfaqësues të Partisë Demokratike, të udhëhequr nga Kryetari i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, deputetja Jorida Tabaku dhe deputeti Ivi Kaso, zhvilluan një takim me raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder.

Gjatë këtij takimi, ata shprehën shqetësimet e thella për situatën politike dhe institucionale në Shqipëri, duke theksuar disa problematika që ndikojnë në funksionimin e shtetit të së drejtës dhe respektimin e standardeve demokratike.

Një nga çështjet kryesore të diskutuara ishte bllokimi i shqyrtimit të mandatit të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga Këshilli i Mandateve, përmes një vendimi të shumicës socialiste.

Përfaqësuesit e opozitës theksuan se kjo ka penguar rolin kushtetues të Kuvendit dhe ka ndërhyrë në pavarësinë e drejtësisë, veçanërisht në hetimet e SPAK-ut.

Gjithashtu, ata ngritën alarmin për përkeqësimin e kushteve për opozitën në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas opozitës, ndërprerja e fjalës së deputetëve të opozitës gjatë seancave plenare është bërë një praktikë e zakonshme, duke e dobësuar kështu kontrollin parlamentar mbi qeverinë dhe ecurinë e procesit demokratik.

Përfundimisht, përfaqësuesit e PD-së informuan Schieder për ndikimin që këto praktika mund të kenë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe për standardet demokratike që kërkon Bashkimi Europian.

Berisha vlerëson Roussopoulos: I shpreha mirënjohjen për mbështetjen e tij

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit