-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balliu: Ndalimi për vizitën në burg, akt arbitrar dhe shkelje e drejtat kushtetuese

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka denoncuar sot një ndalim arbitrar të ushtrimit të të drejtës së tij Kushtetuese për të inspektuar kushtet në burgun e “Jordan Misja-313” në Tiranë.

Ai e ka cilësuar këtë veprim si një shkelje të hapur të ligjit dhe një përpjekje për të fshehur problematika serioze në trajtimin e të paraburgosurve dhe të burgosurve, përfshirë Presidentin Ilir Meta.

“Sot jam ndaluar në mënyrë arbitrare dhe në shkelje të hapur të ligjit gjatë ushtrimit të detyrës sime për inspektimin e kushteve në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale nr. 313. Ky ndalim është i pajustifikuar, i paligjshëm dhe përbën një akt të rëndë pengimi ndaj transparencës dhe kontrollit institucional mbi sistemin penitenciar. Fatkeqësisht, Shqipëria po shndërrohet në rast unik, ku institucionet shtetërore nuk zbatojnë ligjin, por e shkelin atë për të fshehur problematika serioze.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit