-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balliu kritikon kushtet në paraburgim për Meta: Një dhomë 2 me 2 pa sinjal

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka denoncuar kushtet në të cilat po mbahet ish-presidenti Ilir Meta në paraburgim, gjatë seancës së sotme plenare. Ai tha se Meta ndodhet në një dhomë të vogël, ku nuk ka as sinjal dhe është e boshatisur, me vetëm një sirtar me disa libra që përbën “bibliotekën”.

Sipas Balliut, kjo situatë është e papranueshme, duke shtuar se të tjerë të burgosur, përfshirë protestues dhe të rinj, po mbahen në kushte mizerabël.

“Isha tani para se të vija këtu te paraburgimi ku pashë edhe ish-presidentin Ilir Metën. I pyeta: a keni bibliotekë këtu? Po më thanë. Kur shkova ta shihja ishte një sirtar me 15 libra, dhoma e boshatisur pa karrige, pa tavolinë. 15 libra quhej biblioteka. Pastaj kushtet e qelisë së Metës, dhoma 2 me 2. Ishte rastësisht e vetmja dhomë që nuk i punonte as sinjali. Disa protestues që janë sot në burg rrinë në kushte mizerabël. Nuk janë as burgje. Kemi pasur edhe 18-vjeçarë që janë futur në burg për 2 cigare hashash”, u shpreh Balliu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit