Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari u shpreh sot se Gjykata e Posaçme ka tejkaluar kompetencat e saj për rastin e Belinda Ballukut.
“Besoj që qëndrimi i mazhorancës ka qenë i qartë. Kryeministri ka ushtruar të drejtën e tij për të vënë në lëvizje gjykatën kushtetuese, argumentet janë paraqitur aty, ku në thelb qëndron pretendimi i një pushtetit, konkretisht ekzekutivi për tejkalim të pushtetit të një pushteti tjetër, pra pushteti gjyqësor.
Këtu kemi të bëjmë edhe me pushtetin legjislativ që konfirmon mandatin e ministrave, përfshirë edhe mua. Kushtetuta e thotë qartë që ministrat gëzojnë imunitetin e deputetëve” tha ai.









