Pas barazimit 1-1 kundër Newcastle në Ligën e Kampionëve, PSG përgatitet për ndeshjen e Ligue 1 ndaj RC Strasbourg.
Trajneri Luis Enrique mbajti një konferencë për shtyp, ku u pyet për mungesat e mundshme të lojtarëve.
Pyetja e gazetarëve, në lidhje me mungesat fizike, duket se e ka irrituar trajnerin spanjoll, i cili iu përgjigj shkurt: “Nuk ka mungesa, gjithçka është e njëjtë.
Trajnerët thonë të njëjtën gjë si unë”. PSG do të udhëtojë në Strasbourg për të vazhduar sezonin e Ligue 1, para ndeshjeve të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve.









