Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një 36-vjeçar, L.I., i dyshuar për kanosje ndaj dy personave për arsye ende të paqarta.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar disa prova materiale, përfshirë municion luftarak, një thikë dhe dy radio policie.
Autoritetet po punojnë për kapjen e L.I. dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Po ashtu, po mblidhen dhe provat e nevojshme për dokumentimin e rastit.
Pas përfundimit të hetimeve, materialet do t’i referohen Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.









