Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një përrua në aksin Mat-Shkopet, sipas raportimeve të policisë.
Drejtuesi i automjetit, me iniciale K.K., dyshohet se ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, por fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë nxjerrë automjetin nga vendi ku kishte rënë dhe po vijojnë veprimet e nevojshme me drejtuesin.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.









