Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë në gjyq kryebashkiakun e Tropojës, Rexh Byberi, dhe nënkryetarin e tij, Abedin Kërnaja, pas aktakuzës së ngritur nga SPAK.
Në seancën paraprake të zhvilluar me dyert e mbyllura, gjyqtarët pranuan aktet e ngritura nga Prokuroria, duke hapur kështu rrugën për shqyrtimin e çështjes në gjykatë.
Dy funksionarët e bashkisë janë akuzuar për abuzime me detyrën dhe veprime të paligjshme gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre.









