Nuk kanë të sosur problemet me rrugët në Shqipëri. Pas problemeve me rrugët kryesore, e fundit në Librazhd apo edhe dyshimet për tunelet, sot janë konstatuar probleme te rruga e Dhërmiut.
Sipas raportimeve mediatike, kompania “Gjoka Konstruksion” ka kryer shembjen e rrugës, me qëllim zgjerimin e saj, por kjo ka shkaktuar bllokim të qarkullimit, me gurë dhe pjesë shkëmbinjsh.









