Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në Durrës, Elbasan dhe Tiranë, duke shënuar një fazë të re në hetimet për skandalin e mbetjeve industriale të rrezikshme të kompanisë turke Kurum.
Policia po zbaton masat e sigurisë të vendosura nga Gjykata e Durrësit, në kuadër të dyshimeve për kontrabandë të mbetjeve të rrezikshme jashtë vendit, falsifikim i dokumenteve, pastrim i produkteve të veprimtarisë kriminale, kontrabandë nga punonjës doganorë, si dhe shpërdorim i detyrës.
Me kërkesë të Prokurorisë, janë firmosur 33 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në këtë çështje. 26 prej tyre janë arrest me burg, ndërsa 7 persona janë vendosur në arrest shtëpie. Deri më tani, janë ekzekutuar 28 masa, ndërkohë që operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.
Sipas Prokurorisë, masat e sigurisë përfshijnë administratorë dhe përfaqësues të kompanisë Kurum, si dhe të kompanive Sokolaj, Alliance Resource shpk dhe Bajrami N shpk, por edhe zyrtarë shtetërorë.
Mes tyre është edhe ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Arta Dollani, ndaj së cilës është vendosur masa e arrestit shtëpie, si dhe doganierë, inspektorë mjedisi në Portin e Durrësit dhe menaxherë të kalatës lindore, nën administrimin e koncesionarit gjerman.
Zhvillimet vijnë pas mbërritjes nga Italia të rezultateve të analizave laboratorike për mostrat e 2800 tonë mbetjeve të sekuestruara. Analizat tregojnë se mbetjet janë të dëmshme dhe potencialisht kancerogjene për shëndetin e njeriut, me përqendrime të substancave të rrezikshme, mbi normat e lejuara. Bëhet fjalë për pluhur të grumbulluara nga sistemet e filtrimit te gazrave të furrave eletrike të çelikut. Këto rezultate dëshmojnë një rrezik serioz për shëndetin e njeriut dhe mjedisin.
Në këtë fazë, hetimi është përqendruar edhe te roli i institucioneve shtetërore, konkretisht Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Dogana e Durrësit dhe aktorët e tjerë. Sipas Prokurorisë së Durrësit, janë konstatuar shkelje të rënda të legjislacionit mjedisor nga kompanitë Kurum International dhe Sokolaj, si edhe nga institucione që kishin për detyrë kontrollin dhe monitorimin e procesit.
Hetimet lidhen me eksportimin e 102 kontejnerëve me mbetje të rrezikshme që u nisën nga Durrësi drejt Tajlandës, të cilat u kthyen më pas në Shqipëri pas një sinjalizimi nga OLAF dhe Rrjeti i Bazelit, që monitoron lëvizjen ndërkombëtare të mbetjeve të rrezikshme.
Sipas Prokurorisë, dyshohet se janë kryer një sërë veprimesh për fshehjen e llojit të vërtetë të mbetjeve, me qëllim eksportin e tyre, duke ju shmangur detyrimeve ligjore parashikuar në legjislacionin vendas dhe ndërkombëtar për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme. Po ashtu, eksporti dyshohet se është kryer pa autorizimin e Ministrit të Mjedisit, siç e parashikon ligji. Hetimet vijojnë, ndërsa priten zhvillime të tjera në një nga dosjet më të rënda mjedisore të viteve të fundit.
Si nisi hetimi?
Sipas dosjes, nga Drejtoria Antitrafik më 13.08.2024, është përcjellë një memo e shkurtër dhe dokumente në lidhje me eksportin e dyshimtë të oksidit të hekurit. Ndërsa, në datë 25.07.2024, janë njoftuar nga OLAF (European AntiFraud Office-European Commission), për një ngarkesë se dyshohej që mund të transportonte mbetje nga Shqipëria në Tailandë.
Njoftimi i OLAF përmbante një listë kontenierësh dhe fotografi mallrave të dyshuara gjatë procesit të ngarkimit në portin e Durrësit. Që nga ky moment, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe OLAF kanë bashkëpunuar në mënyrë aktive për identifikimin dhe verifikimin e ngarkesës. Edhe pse numrat e kontenierëve nuk përputheshin, është arritur të identifikohej deklarata doganore bashkëngjitur ngarkesës së dyshimtë bazuar në llojin e mallrave dhe destinacionin.
Të dhënat e transportuesit janë shkëmbyer me partnerët, për të asistuar në lokalizimin e ngarkesës, e cila ishte ndarë në dy mjete transporti. Itinerarët ishin Durrës-Tríste-Singapor-Tailandё dhe Durrës-Pire-Singapor-Tailandë.
Subjekti Sokolaj sh.p.k., në datë 04.07.2024, ka eksportuar 2,816,300 kg Oksid Hekuri drejt Tailandës, me vlerë 140.815 USD me tvsh.
Sipas dokumentacionit të depozituar nga subjekti, mallrat ishin blerë pranë Kurum International sh.a., me vlerë 40.800USD. Nga verifikimi në sistemin Asycuda Ëord, rezulton se ky subjekt ka kryer edhe dy eksporte të tjera me këtë natyrë malli “Oksid Hekuri”, me datë 27.03.2024 dhe me datë 22.04.2024.
Bashkëlidhur referimit janë dërguar edhe praktikat e këtyre eksporteve. Materiali i mësipërm është regjistruar si procedimi Nr.1596 datë 14.08.2024, për veprën penale “Kondrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, parashikuar nga neni 171 i Kodit Penal.
Nga verifikimet paraprake rezultoi se, anija është nisur më datë 04.07.2024 nga Porti i Durrësit, dhe mbetjet të cilat dyshohen se janë toksike, janë nisur nga subjekti Sokolaj sh.p.k., me administratore shtetasen Gjovana Sokolaj.
Me datë 04.07.2024, ky subjekt ka nisur rreth 102 kontenierë të ngarkuar me Oksid Hekuri, me destinacion Tailandën. Produktin e ka blerë nga shoqëria Kurum International sh.a. (në vijim Kurum), më datë 03.10.2023, ka blerë 2000 ton kundrejt pagesës prej 34.000 USD dhe më datë 16.11.2023, ka blerë rreth 800 ton kundrejt pagesës prej rreth 7.000 USD, Për secilën pagesë është pajisur me faturat përkatëse.
Interes për blerjen e Oksidit të Hekurit ka shfaqur subjekti GS Minerals d.o.o., me seli në Kroaci dhe për këtë arsye sasinë prej 2.800 ton Oksid Hekuri ia ka shitur këtij subjekti me çmimin prej rreth 141.000 USD. Pas ngarkimit të 102 konternierëve në anijen tregtare, është bërë nisja nga Porti i Durrësit më datë 04.07.2024.
Më pas, në datë 09.08.2024, i është dërguar një email nga MSC (Kompani Kontenierësh dhe Transporti Detar Ndërkombëtare), e cila e ka informuar se 102 konternierët do ktheheshin në Portin e Durrësit (origjinë), sepse Porti i Singaporit nuk pranonte të bënte shkarkimin, për shkak të dyshimit se kontenierët ishin të mbushur me lëndë toksike.
Gjovana Sokolaj ka deklaruar se, i ka kthyer përgjigje nëpërmjet e-mailit MSC-së duke i thënë se për mallin e ngarkuar në konternierët që është Oksid Hekuri, janë bërë analizat nga ana Sokolaj sh.p.k. dhe Kurum, dhe nuk rezulton që aty të ketë mbetje toksike. Gjithashtu, u ka propozuar që mund të bëjnë mostrimin e produktit në Portin e Singaporit, por ata i kanë thënë që duhet të kryente pagesën për kryerjen e analizave.
Shtetasja Gjovana Sokolaj ka deklaruar gjithashtu se, gjatë vitit 2024 ka kryer 2 ose 3 eksporte me destinacion Tailandën me Oksid Hekuri dhe nuk ka pasur asnjë lloį problematike për këto eksporte. Për kryerjen e analizave ka nisur një mostër/kampion që analizat të bëheshin në Kroaci, më datë 07.04.2024 dhe përgjigja i ka ardhur më datë 21.04.2024.
Është kërkuar në gjykatë lejimi i kontrollit të ambienteve të subjekteve Sokolaj sh.p.k. dhe Kurum International sh.a., kërkesë e cila është pranuar.
Në zbatim të këtij vendimi nga policia gjyqësore janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale në datë 28.08.2024: Në ambientet e shoqërisë Kurum u sekuestruan dy mostra, njëra me peshë 10 kg që sipas shoqërisë është e njëjtë me atë që i është shitur shoqërisë Sokolaj sh.p.k. (oksid hekuri) dhe mostra e dytë me peshë 6 kg me mbetje të ngurtë e përftuar nga çlirimi i gazvrave të shoqërisë Kurum International.
Në ambientet e shoqërisë Sokolaj sh.p.k. u sekuestruan dy mostra të gjetura në depozituara, për të cilat administratorja e kësaj shoqërie Gjovana Sokolaj ka deklaruar se materiali është pluhur zinku. Në vijim, është administruar nga shoqëria Kurum dhe Agjensia Kombëtare e Mjedisit (në vijim AKM), dokumentacioni në lidhje me deklarimet dhe vetmonitorimet e kryera nga subjekti Kurum si një gjenerues mbetjesh me detyrimin për deklarim në zbatim të Ligjit nr.10463 datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
Nga ky dokumentacion rezultoi se Kurum, i kishte shitur shoqërisë Alliance Resource sh.p.k., Hojin e mbetjes me kod 10 02 07*, е cila kategorizohet si mbetje e rrezikshme. Për këtë arsye, në datë 30.10.2024 është proceduar me këqyrje dhe marrje nga shoqëria Alliance Resorce sh.p.k. e katër mostrave me përmbajtje të ndryshme.
Nga 11 mostra të marra prej 102 kontenierëve të sekuestruar, bazuar në analizat e përmbajtjes totale të elementeve (dhe përbërjeve të tyre) të kryera me ICРOES/ICP-MS, në rezultatet e analizës së liçivimit, si dhe në analizën oksidike XRF të mostrës kompozite të përbërë nga 11 nën-mostrat (1A-11A), konstatohet se materiali karakterizohet nga përmbajtje shumë e lartë e zinkut (Zn) dhe hekurit (Fe), të shoqëruara me plumb (Pb), bakër Cu), mangan (Mn), kalcium (Ca), kalium (K), klor (CI) dhe squfur (S).
Përbërja oksidike rezulton e dominuar nga oksidi i zinkut (ZnO, rreth 43 %) dhe oksidi i hekurit (FeOs, rreth 34 %), me prani të oksideve shoqëruese tipike për proceset metalurgjike të prodhimit të çelikut.
Në dosje thuhet se në përbërjen e mostrave 1A-11A, PROK-3, PROK-1/PROK-2 dhe PROK-5 konstatohet prania e elementëve (dhe përbërjeve të tyre) që përbëjnë Rrezik për Shëndetin e njeriut dhe Mjedisin, kryesisht zinku (Zn), plumbi (Pb), kadmiumi (Cd) dhe arseniku (As).
Këta elementë (dhe përbërjet e tyre), sipas klasifikimit përkatës të substancave përbërëse në kuadër të rregullores CLP, lidhen me rrezikun e toksicitetit për riprodhimin dhe ekotoksicitet, veçanërisht ndaj ekosistemeve ujore.
Për rrjedhojë, materialet kërkojnë menaxhim të kontrolluar dhe trajtim si mbetje të rrezikshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Duke iu referuar përbërjes kimike të 11 mostrave të marra nga 11 prej 102 kontenierëve të sekuestruar, nga krahasimi i përbërjes kimike të 11 mostrave, i bazuar në rezultatet analitike të përmbajtjes totale dhe në vlerësimin e shpërndarjes sasiore të elementeve kryesore dhe shoqëruese, konstatohet se mostrat i përkasin të njëjtit material industrial. Variacionet e vërejtura ndërmjet mostrave janë brenda kufijve normalë të heterogjenitetit të pritshëm për një material industrial
Në aspektin teknologjik dhe material, ky material identifikohet si pluhur i furrës elektrike të çelikut (Electric Arc Furnace dust – EAF dust) i tipit Zn-rich.
Nga krahasimi i rezultateve analitike të 11 mostrave të marra nga kontejnerët me rezultatet përkatëse të mostrave PROK-3, PROK-1, PROK-2 dhe PROK-5, konstatohet se 11 mostrat përputhen me mostrat PROK-3 (Kurum International) dhe PROK-5 (Alliance sh.p.k.). Keto materiale i përkasin të njëjtit material industrial, përkatësisht pluhurit të furrës elektrike të çelikut (Electric Arc Furnace dust — EAF dust) të tipit të pasur me zink (Zn-rich).
Sipas dosjes së Prokurorisë, nga analizimi i akteve të administruara në funksion të këtij procedimi penal dhe rezultateve të ekspertimit, rezulton se subjektet Sokolaj sh.p.k. dhe Kurum International sh.a., në dijeni të plotë të rrezikshmërisë së mbetjeve të rrezikshme, të cilat kualifikohen sipas kodit 10 02 07*, kanë kryer një sërë veprimesh për fshehjen e llojit të vërtetë të mbetjes, me qëllim eksportimin jashtë Shqipërisë, duke ju shmangur të gjitha detyrimeve ligjore të parashikuara në legjislacionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme./ TCH









