Shoqata e Gjyqtarëve i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili vazhdimisht ka deklaruar se kërkesa për të rritur pagën e tyre është absurde.
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave publike të kryeministrit Edi Rama, duke i cilësuar ato si një fushatë spekulative dhe populiste që synon të ushtrojë presion mbi Gjykatën Kushtetuese dhe të delegjitimojë një proces kushtetues në fazën përfundimtare të vendimmarrjes.
“E gjithë kjo tymnajë populiste është krijuar dhe shpërndarë me qëllim linçimin e gjyqtarëve dhe shoqatave të tyre lidhur me një proces gjyqësor kushtetues, i cili ndodhet në fazën e vendimmarrjes përfundimtare në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi i vetëm që duhet të dëgjohet është ai i Gjykatës Kushtetuese”









