Gjatë një konference për shtyp, Sali Berisha, ish-kryeministër dhe lider i Partisë Demokratike, ka bërë një deklaratë të fortë mbi çështjen e administratës shtetërore dhe sistemin e pagave, duke u shprehur për rëndësinë e ndërtimit të një strukture të drejtë dhe të balancuar të shpërblimeve për punonjësit e sektorit publik.
“Gjykatësit janë të Edi Ramës dhe janë të emëruar nga ai. Edhe një që ishte i Ilir Metës e kanë përzënë. E përzunë ju e dini. Çështjen e pagesës unë e kam diskutuar. Ndërtimi i piramidës së pagave është një detyrë me shumë përgjegjësi dhe e rëndësishme. Pasqyrohet rruga e kombit si një shembull,” shprehet Berisha.









