Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon takime me anëtarë të Kongresit Amerikan për çështje kyçe që prekin Shqipërinë dhe rajonin.
Gjatë këtyre takimeve, Tabaku ka theksuar disa shqetësime të rëndësishme për demokracinë, ekonominë dhe sigurinë në vend.
Së pari, ndikimi i grupeve kriminale në politikë dhe në proceset zgjedhore, duke theksuar se lufta reale kundër krimit të organizuar është parakusht për funksionimin e shtetit ligjor dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Së dyti, kam ngritur problematikën e klimës së biznesit, duke theksuar se mungesa e institucioneve të forta dhe zbatimi selektiv i ligjit e bëjnë Shqipërinë pak tërheqëse për investitorët europianë dhe amerikanë. Pa sundim të ligjit dhe garanci institucionale, investimet serioze dhe afatgjata shmangin vendin. Së treti, vura theksin tek siguria e investimeve kritike dhe e infrastrukturës strategjike. Ekonomia nuk është vetëm çështje zhvillimi, por edhe një element thelbësor i sigurisë kombëtare.” “Kjo nismë nuk është politike, por një nevojë imediate për të frenuar investime që mund të dëmtojnë interesin publik, konkurrencën e ndershme dhe sigurinë e vendit.”









