-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Korrupsion dhe blerje votash për PS, GJKKO jep vendimin ndaj 3 personave

Kryesoret

GJKKO ka shpallur fajtor 3 persona, t cilët akuzohen për korrupsion dhe blerje votash për PS në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qytetin e Kurbinit.

Bëhet fjalë: Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja.

Sipas vendimit të gjykatës, Gersi Kaçorri u shpall fajtor për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe u dënua fillimisht me 1 vit burgim, dënim i cili, për shkak të gjykimit të shkurtuar, u reduktua në 8 muaj. Gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vënien e tij në provë për një periudhë 1 vit e 6 muaj.

Besnik Uka u shpall fajtor për veprën penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim. Ai u dënua me 1 vit burgim, i reduktuar në 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar, ndërsa edhe për të u vendos pezullimi i dënimit dhe vënia në provë për 1 vit e 6 muaj.

Po ashtu, fajtor u shpall edhe Artur Jahja, i cili u dënua për “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, me 1 vit burgim, dënim i reduktuar në 8 muaj, me pezullim të ekzekutimit dhe vënie në provë për 1 vit e 6 muaj.

Gjykata urdhëroi që gjatë periudhës së provës, të pandehurit të mbajnë kontakte me shërbimin e provës, të mos kryejnë vepra të tjera penale dhe të mos shoqërohen me persona të dënuar për vepra penale.

Në vendim u urdhërua gjithashtu konfiskimi i tre aparateve telefonike dhe kartave SIM, të sekuestruara gjatë hetimit, si prova materiale në këtë çështje.

Sipas SPAK, gjatë fushatës zgjedhore, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë premtuar, ofruar dhe dhënë shuma monetare zgjedhësve të Bashkisë Kurbin, në këmbim të votimit në mbështetje të Partisë Socialiste.

Hetimet kanë evidentuar se ata kanë qenë aktivë në fushatën zgjedhore në mbështetje të këtij subjekti politik, duke shpërndarë mjete monetare tek zgjedhësit me qëllim ndikimin në vullnetin e tyre të votës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit