Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi se Turqia po bën gjithçka që është në mundësitë e saj për të parandaluar një përshkallëzim të mundshëm të tensioneve midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, që mund të çonin në një konflikt të madh rajonal.
Erdogan theksoi rëndësinë e përpjekjeve diplomatike për të shmangur çdo situatë të pasigurt dhe kaos në Lindjen e Mesme.
Në një bisedë me gazetarët gjatë fluturimit të tij nga Egjipti, presidenti turk vuri në dukje se bisedimet midis udhëheqësve të SHBA-së dhe Iranit mund të jenë një hap i nevojshëm për të zgjidhur tensionet dhe për të arritur një marrëveshje paqësore.
Ai theksoi gjithashtu se bisedimet e nivelit të lartë do të ishin të dobishme pas negociatave të mëparshme mes dy vendeve.









