Një familje shqiptare nga Elbasani ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pasi u helmuan nga monoksidi i karbonit.
Viktimat janë Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida, 43 vjeçe, djali Hajdar, 22 vjeç, dhe vajza e tyre 15-vjeçare Xhesika.
Përmes një raportimi të mediave italiane, është mësuar se vëllai i Artit ngriti alarmin pasi nuk mundi të kontaktonte familjen.
Kur karabinierët hynë në shtëpinë e tyre, gjetën trupat e pajetë të katër anëtarëve të familjes, ndërsa dy oficerët që morën pjesë në shpëtim patën shenja të lehta helmimi.
Autoritetet po hetojnë për shkaqet e këtij incidenti dhe po kontrollojnë sistemin e ngrohjes për të zbuluar burimin e helmimit.









