Ish-kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, sot pas daljes nga ambientet e SPAK, lidhur me çështjen penale të saj dhe të ish-bashkëshrortit Ilir Meta, ka bërë një rea1gim për mediat.
Reagimi i Kryemadhit
Big Brother në versionin e SPAK-ut. Prokurori mbaroi relacionin dhe, për të thënë të drejtën, ishte përsëritje e të njëjtave gjëra disa herë, vetëm për të shtuar numrin e faqeve.
Në fund na u dorëzua lista e provave, rreth 40 e ca faqe, ku ka intervista, shkrime e gazeta. Për herë të parë, edhe në kohën e diktaturës këto nuk quheshin prova, por thirrej intervistuesi dhe merrej dëshmia në formën e provës.









