-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Rama ka shkelur çdo ligj e normë, i shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale

Kryesoret

Kreu i PD-së Sali Berisha zhvilloi sot me demokratët e degës 7 në Tiranë foltoren e radhës. Berisha në fjalën e tij akuzoi Ramën për farsën elektorale që zhvilloi në maj 2025.

Fjala e Berishës

Në këto vite të opozitës sonë të vështirë, të opozitës në kushtet e një shtypje reale, ka ndodhur që me mekanizmin e shndërrimit të krimit në votë dhe votës në krim, mashtrimit në votë dhe votës në mashtrim të vjedhjes dhe plaçkitjes së votës suaj, sot kemi ardhur në një kohë të papërsëritshme. E cila duhet të themi nuk ka ekzistuar që nga viti 90 e deri sot.

Pasi shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, mandatet përdoren si mburojë e krimit, e plaçkitjeve si faktor për një grusht shteti më të keq, se ai që bëri Razim Alia në shkurt 91. Një njeri i cili duke përdorur fuqinë ekzekutive, duke shkelur çdo ligj dhe normë, i ka shndërruar në farsë elektorale. Nga 2017 e këtej. Ju, ne kemi fituar në 2021. E them me bindjen më absolute. Por ai i rrëmbeu zgjedhjet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit