-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sala në Milano: Bashkëpunim për ngritjen e Institutit të Tumoreve në Shqipëri

Kryesoret

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Evis Sala, ka zhvilluar një vizitë në Institutin Kombëtar të Tumoreve në Milano, ku është takuar me presidentin e institutit, Gustavo Galmozzi.

Gjatë këtij takimi, ata diskutuan mundësitë e krijimit të një institucioni të ngjashëm në Shqipëri, që do të shërbejë për trajtimin e kancerit dhe zhvillimin e kërkimit shkencor në fushën onkologjike.

“Takime frytëdhënëse në Institutin Kombëtar të Tumoreve në Milano. Me presidentin Gustavo Galmozzi diskutuam për mbështetje konkrete në ngritjen e Institutit të Tumoreve në Shqipëri si një qendër për zhvillimin e kapaciteteve, trajtimin multidisiplinar të kancerit, kërkimin shkencor dhe hartimin e politikave onkologjike të bazuara në evidenca. Ky partneritet strategjik do të përafruhet me standardet europiane dhe do të fokusohet në forcimin institucional dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sistemit të kontrollit të kancerit.”, shkruan Ministrja Evis Sala.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit