Zbardhen detaje të reja nga tragjedia familjare shqiptare që është regjistruar në Itali, ku katër persona janë gjetur të pajetë brenda një banese në Rughi, në provincën e Luccës. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë helmimi nga monoksidi i karbonit.
Viktimat janë: Arti Kola 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida 42 vjeçe, dhe dy fëmijët e tyre, Hajdar 23 vjeç dhe Xhesika 15 vjeçe.
Vëllai i 48-vjeçarit, i cili shkoi për t’i kontrolluar pasi familjarët nuk po përgjigjeshin, është gjetur në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit “Cisanello” në Piza, ku ndodhet nën kujdes intensiv.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet e emergjencës, ambulancat dhe zjarrfikësit nga Lucca, të cilët kanë hyrë në banesë për të verifikuar nëse kishte persona të mbijetuar.
Itali/ Familja shqiptare humb jetën nga helmimi me gaz në shtëpi









