Sfida me Manchester City do të jetë një provë shumë e rëndësishme për Liverpoolin. Kjo është ajo që deklaruar trajneri i Liverpool, Arne Slot në prag të kësaj supersfide e programuar për t’u zhvilluar pasditen e së dielës.
“Manchester City mbetet një forcë dhe do të jetë gjithnjë, për ne do të jetë një tjetër moment për të parë se në çfarë pike jemi me rritjen-tha Slot-e dimë sa e rëndësishme është që të marrim rezultat pozitiv, por kjo vlen për të gjithë edhe për faktin se hymë në fazën finale të sezonit, kështu që pikët marrin gjithnjë e më shumë rëndësi’
Liverpool kërkon të rikthehet në zonën Champions, për momentin The Reds janë në vendin e 6, por vetëm me 2 pikë më pak se Manchester United në vendin e katërt. Dhe për t’ia dalë mbanë, Slot beson edhe te Florian ëirtz që pas një fillimi të vështirë, ka nisur të shfaqë aftësite e tij që e bindën klubin anglez t’i paguajnë 100 milionë paundë Bayer Leverkusenit për të.
Sulmuesi gjerman shkon në sfidën e së dielës pas një serie pozitive me 6 gola të shënuar në 10 ndeshje me kampionët në fuqi të Anglisë. Slot i injoroi kritikat e fillimit duke e aktivizuar vazhdimisht ëirtz dhe ky vendim rezultoi i duhuri. ‘Ai ka meritën që ësht përmirësuar, por një trajner ka detyrën të këmbëngulë dhe të vazhdojë ta aktivizojë sepse është e vetmja mënyrë që futbollistët të përmirësohen”, tha Slot.









