Kreu i PD-së Sali Berisha në foltoren e radhës në Kamëz akuzoi qeverinë se ka dhunuar votën dhe vullnetin e lirë të qytetarëve.
“Duke dhunuar votën tuaj, vullnetin tuaj të lirë njëlloj si në rastin e pushtimeve, gjithë pushteti u përqëndrua në duart e një njeriu. Keni derdhur lumenj djerse në fushata elektorale, por armiku më i egër i votës së lirë pas Enver Hoxhës, ka shndërrua procesin zgjedhor në farsë elektorale. Ka krijuar në fushatë elektorale tregun më të zi, tregun e votës. Tregu i vullnetit. Ka përdorur të gjitha metodat anti demokratike, anti kushtetuese, për të plaçkitur votën e qytetarëve”, u shpreh Berisha.









