-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në kërkim për drogë nga Belgjika, arrestohet shqiptari në Itali

Kryesoret

Policia e Raguzës në Itali arrestoi një 43-vjeçar shqiptar, ndaj të cilit autoritetet belge kishin lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Sipas mediave të huaja, operacioni është pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtar policor. Pas një informacioni nga Drejtoria Qendrore e Policisë Kriminale të Departamentit të Sigurisë Publike, hetuesit e Raguzës nisën kërkime me qëllim kapjen e tij.

Hetimet lejuan që burri, i cili ishte ‘zhdukur’ prej kohësh, të identifikohej brenda një shtëpie në Scoglitti, ku ai ishte fshehur për disa kohë.

43-vjeçari kërkohej në Belgjikë për krime të rënda që lidhen me prodhimin dhe trafikimin e narkotikëve. Pasi u lokalizua, ai u arrestua dhe pas përfundimit të procedurave formale, u transferua në burgun e Raguzës.

Burri tani mbetet në dispozicion të Autoriteteve Gjyqësore, të cilat do të duhet të vendosin për ekstradimin e tij të mundshëm në Belgjikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit