-sidi education-spot_img
23.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

17-vjeçarja u dhunua nga 3 vajzat në Fier, flet nëna: Vajza qante dhe dridhej

Kryesoret

Nëna e 17-vjeçares së dhunuar tregon se si e ka marrë vesh ngjarjen e rëndë, ndërsa e prekur nga gjithçka e ndodhur tregon momentet e vështira kur e bija i ka rrëfyer gjithçka.

Sipas saj  fillimisht vajza nuk ka pranuar të tregojë, ndërsa rrëfen se adoleshentja kishte shkuar në spital dhe kishte marrë një serum.

“Kam një muaj që kam bërë denoncim por asgjë nuk u zgjidh. Kam një muaj që nuk vë gjumë në sy nga tmerri. Vajzën e mora dhe e çova në një kurs për parukeri. E prisja si çdo ditë por më erdhi një telefonate që vajza ishte sëmurë, kishte bërë serum por nuk kishte treguar gjë njeriu.

Më merr burri dhe më thotë: “Goca ishte sëmurë.” Hajde, thashë, ndoshta ka kaluar diçka, si gjithë moshataret. Shkoj për të marrë gocën, se nuk doja që të priste autobusin e orës 16:00. Goca më vjen me vrap, e tmerruar. E shoh me serumin në dorë. I them: “Çfarë ke, moj të keqen mami, pse je vrarë? Kush të ka vrarë?” “Asgjë, thjesht bëra një serum dhe nga që isha vetëm në spital, u çorra” më tha

“Po ti ke syrin të nxirë, moj bijë”, i thashë. “Ti ke mjekrën të nxirë”, i thashë. “Flokët e tu pse më duken kështu?”, i thashë.

Kur erdhëm në shtëpi u mundova të zbuloja diçka por nuk më tregonte.

Tha se gjoja i kishin hapur nga këto rrjetet sociale. Pastaj më vonë më tregon: “Më dhunuan 3 goca.”

“Pse moj bijë? Unë të çoj për në kurs, të prisja të vije në shtëpi. Mos ndoshta i ke ngacmuar gocat?”, i thashë.

“Jo moj mam se nuk kam asgjë me gocat. Thjesht më thanë: ‘Hajde me mua se kemi një surprizë’.”

Thjesht shoqe rastësisht. Më duket ishte takuar një herë, dy herë mos gaboj. Ato i kishin dalë para pasi kishte dalë goca nga kursi.

Aty u mërzit goca. Ishte ora 6 e pasdites. I thashë: “Të ka ndodhur diçka. Mamin e ke pranë.” Filloi të qante e të dridhej. Shkojmë në polici pastaj ku bëmë dhe denoncimin”, shprehet ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit