I ftuar në emisionin “5 Pyetjet”, Poli Hoxha komentoi zhvillimet e fundit politike dhe ligjore, duke kritikuar kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si po menaxhon çështjen e Belinda Ballukut dhe pezullimin e saj.
Hoxha vuri në dukje se Rama po përpiqet të bashkojë dy procese të ndara, duke krijuar konfuzion dhe penguar hetimet.
“Edi Rama ja ka arritur qëllimit, që të ngatërrojë dy gjëra: pezullimin në Gjykatën Kushtetuese dhe masën për arrest. Rama doli përsëri në Twitter dhe i bashkoi. SPAK mund të kërkojë edhe më keq, pranga, burg, sepse aty po vazhdojnë hetimet. Sot aty ka shkuar një holigan në SPAK, Rama geci. Rama nuk ia ka pranuar Ballukut dorëheqjen. Deputetët e PS nuk guxojnë ta prekin me dorë ose ta lexojnë vendimin. Dhe kjo është e gjitha për të penguar provat,” tha Poli Hoxha.









