-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Nesër shqiptarët do të japin një mesazh të fuqishëm

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur sot përpara mbështetësve të tij në protestën e organizuar para Kryeministrisë, ku ka akuzuar qeverinë e drejtuar nga Edi Rama për korrupsion dhe keqqeverisje.

Berisha e ka quajtur protestën një betejë për të mbrojtur të ardhmen e Shqipërisë dhe rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

“Një popull që ka vuajtur shekuj, që ka njohur regjimet më çnjerëzore dhe varfërinë më ekstreme, nuk mund t’ia mbyllim derën tani për shkak të vjedhjeve të Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale. Jo, kurrë. Shqipëria nuk mund të ndalet në rrugën e saj drejt Europës për shkak të një qeverie që ka bërë që qytetarët e saj të humbasin çdo besim në shtetin ligjor dhe drejtësinë. Ne nuk mund të pranojmë që vendi ynë të mbetet i bllokuar për shkak të krimit të organizuar dhe korrupsionit që e ka kapur këtë qeveri. Nesër është dita kur zëri i qytetarëve të Tiranës dhe i shqiptarëve do të dëgjohet për të mbrojtur të ardhmen e Shqipërisë në BE, për të siguruar një të ardhme të ndritur dhe të zhvilluar për fëmijët tanë,” tha Sali Berisha.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit