-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha: Rama kërcënoi prokurorinë dhe gjykatën për Ballukun

Kryesoret

Kreu i PD-së Sali Berisha në konferencën për mediet tha se kryeministri Edi Rama ka vetëm suksese imagjinare. Berisha u shpreh se Shqipëria nuk plotëson asnjë kusht për integrimin në BE.

Rama po shkon drejt fundit të merituar. Ai po zhbën edhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Shqipëria nuk plotëson asnjë kusht për integrim në BE. Rama ka vetëm suksese imagjinare. Tirana plotëson vetëm kushtin gjeo-strategjik. Duke thënë këtë, garantoj partnerët europianë se Partia Demokratike ka prioritet integrimin e vendit në BE, por jo në mënyrë mashtruese, por gjithçka në meritë e performancë.

PD ka bërë më shumë se çdo parti tjetër në integrimin e vendit drejt Bashkimit Europian. Ishte Partia Demokratike që arriti Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Ne liberalizuam vizat. Ne kur përmbushëm kërkesat e BE-së, nuk iu lutëm askujt, por çdo gjë ishte shumë serioze. Shqipëria sot është një vend ku të drejtat e njeriut dhunohet masivisht. Rama ankohet sot se janë mbushur burgjet.

Por, burgjet i mbushi Rama, që i la shqiptarët pa të drejtën e procesit gjyqësor. Rama do shkelmojë në Bruksel interesat e shqiptarëve, do mbrojë interesat e tij. Nesër është dita e qytetarëve. Ftoj qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë, se ne nuk mposhtemi kurrë nga një klikë që kërkon të vjedhë vendin”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit