-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhupa kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut: Kuvendi po bllokon drejtësinë

Kryesoret

Kryetarja e Komisionit të Kulturës dhe Turizmit, Ina Zhupa, ka kritikuar ashpër Kuvendin për bllokimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ajo theksoi se ky veprim është një ndërhyrje politike që e bën Kuvendin të veprojë kundër drejtësisë dhe rregullave të tij.

Sipas Zhupës, ky bllokim nuk është një veprim i rastësishëm, por një plan i qartë për të mbrojtur anëtarët e qeverisë nga hetimet ligjore, duke minuar proceset që kërkojnë veprime të menjëhershme.

“Kuvendi është kthyer me urdhër politik në kundërshtues të drejtësisë, në mburojë politike për anëtarët e qeverisë për të mos u hetuar, për të mos u arrestuar. Një Kuvend nuk mund të funksionojë normalisht kur bllokon proceset ligjore të detyruara nga rregullorja. E keni bllokuar me vetëdije të plotë. Thatë do presim Gjykatën Kushtetuese, tashmë gjykata e pezulloi, ju vazhdoni dhe nuk e keni futur në rend dite. Këshilli duhet të ishte mbledhur sot, pa asnjë vonesë. Kurse ju prisni urdhrin e Ramës dhe nuk shikoni as rregullore, as Kushtetutë. Ju bllokoni drejtësinë, atë drejtësi që jeni përbetuar se nuk do ta ndaloni. Bledi Çuçi, si kryetar grupi kur ka qenë, është përbetuar se çdo kërkesë për imunitet do të ketë miratimin e padiskutueshëm të PS. Po kësaj radhe nuk mundeni, sepse e dini që ndodh efekti domino: po ra Belinda, bie Edi. Po e tërhiqni zvarrë sepse e dini që është fundi i mazhorancës.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit