-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha thërret qytetarët në protesta: Kryengritje paqësore për Shqipërinë e lirë

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e planifikuar për në orën 17:00. Në një deklaratë për mediat, ai e cilësoi protestën si një reagim kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

“Skenari i protestës është skenari i një kryengritje të fuqishme paqësore, që duhet përcjellë sot më shumë se kurrë në vatrat e të gjithë shqiptarëve, Bruksel e Berlin dhe qendrat e tjera. Ne nuk mposhtemi kurrë nga një narkokraturë. Jemi të vendosur që të mbrojmë me çdo çmim vlerat e përbashkëta të njerëzve të lirë në Shqipëri dhe botë. Sot skenari zhvillohet pas dështimit të fazës së parë të grushtit të shtetit dhe inicimit të fazës tjetër të grushtit të shtetit nga Rama. Zhvillohet pas kartonit të zi që i nxorën mbrëmë dhe sot në Bruksel njeriut që sot për vjedhjet e tij është i gatshëm që t’i vërë flakën një procesi aq jetik, integrimit drejt BE-së, ëndrrës sonë. Ftojmë qytetarët që të organizohen për protestat më të fuqishme që janë organizuar ndonjëherë para përfaqësive ndërkombëtare. Këto protesta do të japin kontributin e tyre me anëtarë dhe mbështetje, dhe janë jetike. Në këto çaste dhe në këto momente, Rama ka tejkaluar çdo lloj ligji dhe morali ndaj shqiptarëve. Pra, kjo protestë shënon dhe hap siparin e fillimit të protestave pranë përfaqësive të narko-shtetit që t’u thonë të tjerëve se ne përfaqësojmë popullin shqiptar,” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit