-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot demokratët priten të “ndezin” bulevardin, mbi 1000 policë në mbrojtje të Ramës

Kryesoret

Opozita do të rikthehet në shesh këtë të martë, në protestën e tretë kombëtare për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe dorëzimin e Belinda Ballukut përballë drejtësisë.

Demokratët janë thirrur të bashkohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara selisë së Kryeministrisë në orën 17:00.

Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar më herët se 10 shkurti do të jetë dita e kryengritjes paqësore, duke shtuar se ky tubim do të trondisë qeverinë nga themelet, por skenari i protestës është ende i paqartë.

Për të garantuar rendin dhe sigurinë, në terren do të angazhohen 1.350 efektivë policie dhe gjithashtu, do të bllokohet lëvizja në disa segmente rrugore.

Nga ora 15:00 dhe deri në përfundim të tubimit, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të protestës, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Ndërkohë, ambasada e SHBA në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të tregojnë kujdes dhe të shmangin tubimin e opozitës sepse mund të ketë përshkallëzim të situatës shpejt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit