Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Porrettana Nord në Itali, ku ka humbur jetën një shqiptar.
Sipas raportimeve të mediave italiane, një automjet që drejtohej nga një 32-vjeçar shqiptar është përplasur “kokë më kokë” me një kamion mbeturinash dhe ka shpërthyer në flakë.
Përplasja dyshohet se ka ndodhur teksa shqiptari po tentonte të parakalonte një tjetër automjet. Shoferi i kamionit ka marrë vetëm lëndime të lehta.









