Leonard Fjora, 32 vjeç, është shqiptari që humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor në autostradën e Porrettana, në Bolonja, Itali.
Ai po udhëtonte me makinë “Volkswagen” kur u përplas kokë më kokë me një kamion plehrash.
Pas përplasjes, makina shpërtheu në flakë, duke e lënë pa mundësi shpëtimi, edhe pse ndërhyrja e zjarrfikësve dhe mjekëve ishte e kotë.
Aksidenti ndodhi në kushte moti të keq dhe akulli në rrugë, që shkaktuan rrëshqitje. Policia ka dyshime se Fjora ka humbur kontrollin e automjetit, duke kaluar në korsinë tjetër dhe përfunduar në përplasjen fatale me kamionin.
Pas përplasjes, makina u ndarë në dysh dhe shpërtheu, duke e mbyllur tragjikisht jetën e 32-vjeçarit.
Shoferi i kamionit, një 61-vjeçar, ka mbetur i padëmtuar, por ishte në gjendje shoku. Hetimet e policisë janë ende në zhvillim.









