Mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti ka nisur fjalën e tij sonte në Kuvend me gjykimin në Hagë.
“Këto dy seanca po i mbajmë pasdite, sepse këto ditë po zhvillohen seancat e fundit të procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimit e Veselit.
Kërkesa e Prokurorisë për nga 45 vjet burg për secilin është orvatje që bie ndesh me të vërtetën dhe mohon kontekstin historike politik luftës sonë çlirimtare.
Qëndrimi i Qeverisë në Kosovë është i qartë, në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit ndaj popullatës civile, që i ka kryer regjimi i Millosheviqit” tha ai.









