Kryeministri i vendit Edi Rama ka reagur lidhur me protestën e djeshme e organizuar nga PD, duke i cilësuar veprimet e saj të dhunshme ndaj efektivëve të policisë.
Sipas tij PD është e vetmja parti demokratike në botë që ushtron dhunë.
Ndër të tjera kryeministri ka shtuar se protestuesit shkojnë prapa një 80 vjeçari të damkosur.
“Uroj që të ndëshkohen bartësit e armëve vdekjeprurëse. Uroj që drejtësia të bëjë drejtësi për policët”, u shpreh Rama.









