-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

GJKKO dënon 5 sirianë dhe 2 algjerianë për sulmin ndaj policisë në Morinë në 2023

Kryesoret

Gjykata e Posaçme ka dënuar 7 persona të huaj, të cilët më 25 maj 2023 hapën zjarr ndaj policisë në Morinë.

Ata ishin pjesë e dy grupeve që organizonin trafikimin e klandestinëve nga Greqia drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Personat e dënuar janë Sultan Grimash, i cili mori 35 vjet burg, Ayoub Bahhoo, i dënuar me po të njëjtën masë, dhe Muhammed Radën, i cili gjithashtu do të vuajë 35 vjet burg.

Rabi Lqadi dhe Nagid Alabdalah morën 8 vjet burg secili, ndërsa Muhammed Shehab u dënua me 35 vjet burg, ndërkohë që Muhammed Nasir do të vuajë 12 vjet burg.

Të gjithë ata u akuzuan për tentativë vrasjeje ndaj pesë punonjësve të policisë, si dhe për trafikim të emigrantëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit