-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hajro Limaj: ‘Budallallëk botëror’ i Edi Ramës

Kryesoret

Edi Rama, si kryeministër, vazhdon të jetë objekt i diskutimeve brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ai, me kryeneçësinë e tij, vazhdon të akuzojë institucionet e drejtësisë shqiptare për një “budallallëk botëror” ala shqiptar, sepse GJKKO, me kërkesë të SPAK-ut, pezulloi nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Edi Rama, për të shmangur vazhdimin e procedurave të hetimit të kësaj zëvendëskryeministre, realizoi një grusht të mirëfilltë shtetëror. Duke bërë ankesë në GJK, fillimisht e riktheu në detyrë znj. Balluku, ndërsa në Kuvend urdhëroi deputetët e zgjedhur prej tij të PS-së të mos ia heqin imunitetin deputetes Balluku për t’u realizuar arrestimi i saj i kërkuar nga institucionet e drejtësisë. Me një zgjatje të paarsyeshme, më në fund GJK, me raportet 4 me 4, vendosi ripezullimin e znj. Balluku nga funksionet qeveritare.

Rama këtë luftë që po bëjnë institucionet e drejtësisë për të ndalur këtë revansh të qeverisë më të korruptuar të historisë së Shqipërisë e vlerëson një “budallallëk botëror alla shqiptar”, kur në fakt është e kundërta: “një budallallëk botëror alla Edi Rama”, mbasi nuk ndodh në asnjë vend të shteteve demokratiko-ligjore që kryeministri të flijohet në mbrojtje të zëvendëses së tij të akuzuar për aferat marramendëse me tenderat e 1.2 miliardë eurove. Përveç reagimeve të ashpra të opinionit publik dhe të medias shqiptare, ky skandal i Edi Ramës po afishohet edhe në shtypin e huaj dhe sot erdhi reagimi i Bashkimit Europian.

Në të gjitha vendet e botës, për akuza shumë të lehta, ministrat, kryeministrat dhe autoritetet shtetërore japin dorëheqjet dhe u nënshtrohen pa dhunë verbale institucioneve të drejtësisë. Përpara këtyre zhvillimeve, Edi Rama sot deklaroi se do të ndërhyjë në ligjshmërinë që “prek” pavarësinë e pushtetit ekzekutiv, d.m.th. të ligjërojë vjedhjet e shfrenuara të qeverisjeve të tij dhe të mos jetë i barabartë para ligjit, në kundërshtim me Kushtetutën. Gjithashtu ai deklaroi se “nuk ka ndonjë urgjencë shqyrtimi të heqjes së imunitetit” të Belinda Ballukut.

Shprehet dhe vepron kështu përpara grupit të deputetëve të PS-së, sepse këta deputetë pa reputacion dhe vlera demokratike e ligjore janë kthyer në skllevër të tij. Shqipëria është në udhëkryq. Atdheu po braktiset masivisht. Varfëria e shtresave të varfra dhe pensionistëve është alarmante, ndërsa Edi Rama jeton në qiell. Qeveria, deputetët, oligarkët dhe bashkëpunëtorët e tyre shkatërruan çdo lloj shprese të popullit. Pasuritë nëntokësore dhe mbitokësore i ka mafia dhe populli nuk përfiton asnjë qindarkë. Drejtësia ka vdekur. Një çështje gjyqësore kërkon 10 vjet dhe qytetarët zvarriten dyerve të gjykatave. Është një dramë zyrtare e shkatërrimit të vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit