Sonte, në orën 19:00, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për një seancë të rëndësishme, ku në rend dite janë dy çështje kryesore.
Njëra prej tyre është formimi i komisioneve parlamentare, ku Vetëvendosje do të kryesojë 9 komisione, PDK tre, LDK dy, Lista Serbe një, dhe Grupi Multietnik një komision tjetër. Po ashtu, seanca do të trajtojë edhe rezolutën e Partisë Demokratike të Kosovës për procesin në Gjykatën Speciale.
Gjithashtu, do të shqyrtohet kërkesa e Qeverisë për ndarjen e buxhetit për muajin mars, në përputhje me Ligjin e Qeverisë dhe rregulloren për punën e saj.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se detajet për kryesimin e komisioneve do të bëhen të ditura gjatë seancës.









