-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentoi të grabiste filialin FiBank, policia: Është sekuestruar arma e zjarrit, nuk ka të dëmtuar

Kryesoret

Pak minuta më parë në zonën e “Delijorgjit” në Tiranë, 58 vjeçari Bardhyl Fusha me armën e zjarrit kallashnikov tentoi të grabiste filialin e bankës FiBank, por nuk arriti dot, pasi fotcat e policisë bënë të mundur arrestimin e tij.

Pas kësaj ngjarje ka ardhur një regaim i menjëhershëm nga policia e shtetit.

Siç bëhet me dije 58 vjeçari ka qëlluar njëherë në dysheme, ku si provë ka ngelur një gëzhojë.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat.

Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit.

Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit