-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi i Kosovës mblidhet për ratifikimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare

Kryesoret

Sot në orën 15:00, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për të shqyrtuar dhe miratuar pesë marrëveshje ndërkombëtare, të cilat kanë rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Një nga marrëveshjet kryesore është ratifikimi i marrëveshjes me Bashkimin Evropian, e cila ka të bëjë me përkrahjen financiare për realizimin e reformave dhe rritjes në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së.

Po ashtu, Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin për financimin e politikave zhvillimore, që synon përmirësimin e efikasitetit fiskal dhe rritjen e konkurrueshmërisë. Në rend të ditës janë gjithashtu dy marrëveshje kredie me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim, për projekte të rëndësishme si forcimi i sistemit të shëndetësisë dhe përmirësimi i edukatës në fëmijërinë e hershme.

Përfundimisht, një tjetër marrëveshje ka të bëjë me Instrumentin për reforma dhe rritje për Ballkanin Perëndimor, që do të mundësojë financime për projekte zhvillimi në rajon.

Këto marrëveshje janë pjesë e përpjekjeve për të avancuar zhvillimin e Kosovës dhe për të rritur bashkëpunimin ndërkombëtar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit