Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar formimin juridik të Dashnor Sulës, Kryeinspektorit të Përgjithshëm, por ka theksuar edhe sfidën e tij për të kaluar nga teoria në praktikë, duke iu referuar përplasjeve të mëparshme të Sulës në Parlament.
Në një takim të zhvilluar për fazën e re të reformës në sistemin e inspektimeve, Rama e sfidoi Sulën për të dëshmuar aftësitë e tij për të menaxhuar detyrat që ka marrë përsipër.
“Kryeinspektori vjen nga një pjesë e karrierës që ka qenë politika, por më parë ka qenë një protagonist në sistemin e drejtësisë, ka fermiumin e nevojshëm për të ndjekur këtë punë pasi formimi juridik është i rëndësishëm, por ka edhe sfida, që ato që i ka thënë Blerinës në Parlament, tani bashkë me Blerinën dhe të tjerët ti adresojë. Kjo është edhe një sfidë personale, se edhe mua nuk më ka kursyer në parlament, tani të shohim si do ti bëjë detyrat për të cilat nuk na ka lënë gjë pa thënë ne.”
/5pyetjet.al









