Hetimet për rastin e përdhunimit të 12-vjeçares në Pogradec kanë marrë një zhvillim të rëndësishëm.
Sipas burimeve të grupit hetimor, analiza e ADN-së ka përputhur materialin gjenetik të fetusit me atë të të dyshuarit, 67-vjeçarit Rrushan Selko, i cili ka lidhje familjare me familjen e vajzës.
Ky rezultat ka forcuar ndjeshëm provat kundër tij.
Në këtë kontekst, e mitura ka dhënë një dëshmi në praninë e psikologut, duke treguar për kërcënimet që ka marrë për të fshehur ngjarjen.
Hetuesit kanë marrë në pyetje familjarët dhe po punojnë për të zbardhur çdo detaj të ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë theksuar se ky rast po trajtohet me prioritet maksimal.









